Wenger i kënaqur me turneun para-sezonal
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i kënaqur me turneun që ka bërë në Lindjen e Largët.
“Ka shumë gjëra pozitive pasi ne është dashur të luftojmë në çdo ndeshje dhe për ekipin kjo ishte një përvojë e madhe”,
“Duke parë vende të ndryshme, për lojtarët ishte gjë fantastike. Ju mund të shihni se sa shumë njerëzit shqetësoheshin për klubin tonë, ishte një përvojë e shkëlqyeshme për ne”.
“Ne kemi mësuar të luajmë kur jemi të lodhur kundër rivalëve të mirë dhe për të këmbëngulur dhe për të mos pësuar. Kjo është gjithmonë gjë e mirë”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente