Wenger nuk heq dorë nga Van Persie

dardanmiftari | Friday, July 06, 2012 | 0 Komente

Bosët e Arsenalit janë duke kërkuar me ngulm që sulmuesi holandez, Robin Van Persie, të largohet nga klubi, por këtë nuk është duke e lejuar menaxheri Arsene Wenger.

Besohet se bosët e Arsenalit duan që menjëherë ta shesin holandezin në mënyrë që të mos dalin në humbje, mirëpo francezi Wenger nuk është i këtij mendimi.

Ai ka planifikuar një takim të zemrës sy më sy me holandezin për të sqaruar definitivisht pozitën e tij dhe në këtë takim ai do të tentojë ta bindë kapitenin për të qëndruar në Emirates dhe për të rinovuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...