Agger: Dua të qëndroj te Liverpooli

dardanmiftari | Tuesday, August 14, 2012 | 0 Komente

Daniel Agger thotë se dëshira e tij është të qëndrojë te Liverpooli, por pranon se klubi mund ta shesë atë nëse oferta është tepër e mirë për t’u refuzuar.

27-vjeçari, i cili arriti në Anfield në vitin 2006 nga Brondby për 6 milionë funte, është shndërruar në një lojtar kyç te Redsat dhe ka joshur vëmendjen e rivalëve të Ligës Premier, me Manchester Cityn që thuhet se është gati të harxhojë 20 milionë funte për të.

“Interesim nga klubet tjera? Jo, unë nuk kam dëgjuar asgjë. Kjo është punë e klubeve. Unë do të doja të qëndroj. Nuk mund të mendoj të luaj për klube të tjera në Angli. Por, nuk mund ta dish nëse klubi preferon të më shesë”, ka thënë Agger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...