Redknapp: Titulli i Cityt, Arsenali jashtë katërshes

dardanmiftari | Tuesday, August 14, 2012 | 0 Komente

Harry Redknapp ka parashikuar që Manchester City do ta mbrojë titullit e Ligës Premier, por mendon se Manchester United do të kujdeset që gara të jetë e ngushtë.

“Supozoj se City do të jetë favorit pastaj Man Utd, Chelsea dhe Tottenham sërish. Arsenali do të ketë një sezon të vështirë këtë vit nëse ata e humbasin Van Persien, mendoj se ata do ta kenë vështirë dhe Tottenham mund të përfundojë mbi ta”.

“Ferguson do të dëshirojë të fitojë një trofe këtë vit dhe ata do të bëjnë presion në Man Cityn”, ka thënë ish-menaxheri i Tottenhamit.

“Mendoj se Liverpooli do t’ia dalë më mirë. Njerëzit thonë se ka një proces të gjatë rindërtues në klub, por ata janë aty. Ata kanë lojtarë fantastik – Suarez, Carroll, Gerrard, Carragher, Glen Johnson, një portier të shkëlqyeshëm si Pepe Reina dhe disa mbrojtës të mirë të qendrës. Ata duhet të luftojnë për top katërsh”.

“Nëse Alan [Pardew] e çon ekipin [Newcastle] në top pesësh, top gjashtësh sërish, do të ishte mrekulli. Ai do t’ia dalë mirë edhe nëse përfundon në shtatëshe ose tetëshe këtë vit”, ka thënë më tej Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...