Agnelli kritikon Federatën Italiane
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka kritikuar Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) për trajtimin e situatës së trajnerit Antonio Conte.
Conte është akuzuar përfshirje në skandalin e montimit të ndeshjeve kur ai menaxhoi skuadrën në sezonin 2010-11 në Serie B dhe përballet me një përjashtim afatgjatë nga futbolli, pasi ankesa e tij u refuzua të mërkurën.
“Vendimi i marrë dje nga komiteti disiplinor i Federatës Italiane, që ka refuzuar kërkesën që ishte konsideruar dhe aprovuar nga prokuroria federale, është dëshmi për një sistem krejtësisht të papërshtatshëm të drejtësisë sportive dhe Federatës që operon me të”, ka deklaruar mes tjerash Agnelli për faqen zyrtare të klubit.
Conte kërkoi dënim me tri muaj suspendim nga futbolli dhe gjobë prej 200 mijë eurosh, por pasi kërkesën e tij e hodhi poshtë Komisioni Disiplinor, dënimi mund të shkojë deri në dy vite përjashtim nga futbolli.
Category: Futboll
0 Komente