Bilic ka refuzuar Ligën Premier
Ish-përzgjedhësi i Kroacisë në futboll, Slaven Bilic, thotë se ai ka pasur oferta joshëse nga Liga Premier, por megjithatë zgjodhi të nënshkruajë me Lokomotiv Moskën.
“Kam pasur propozime interesante nga Anglia, vend i cili mund të quhet si shtëpia ime e dytë pasi kam kaluar një pjesë substanciale të karrierës time në Ligën Premier. Por kam zgjedhur Lokomovitin. Është një ekip shumë i mirë që ka gjithçka për t’u bërë edhe më i mirë”.
“Liga ruse nuk është më e fuqishmja në Evropë, por duket se është më e vështira, pasi sezonin e kaluar ishin tetë ekipe që luftonin për titullin e kampionit. Asnjë ligë tjetër nuk mund të ketë një konkurrencë të tillë”, ka thënë Bilic.
Category: Futboll
0 Komente