Martinez dhe Bender nuk transferohen te Bayerni
Uli Hoeness thotë se Bayern Munich nuk ishte në gjendje të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Lars Bender, dhe atij të Athletic Bilbao, Javi Martinez.
“Nuk ka kuptim të flasim për këto gjëra. Fakti se ne nuk ishim në gjendje të nënshkruajmë me Bender dhe Martinez. Kjo është arsye se pse nuk ka nevojë ta diskutojmë këtë në publik”.
“Kjo është arsyeja se pse ekzistojnë kontratat. Situata është shumë e qartë, ne kemi pyetur për ta dhe kemi marrë përgjigje. Ne duhet ta pranojmë këtë”, ka thënë Hoeness.
Category: Futboll
0 Komente