LO: Phelps fiton medaljen e 20-të historike

dardanmiftari | Friday, August 03, 2012 | 0 Komente

Michael Phelps ka fituar medaljen e parë të artë individuale në Lojërat Olimpike Londra 2012, që është edhe e 20-ta medalje Olimpike në karrierën e tij, duke mposhtur Ryan Lochte në 200 metra në not.

Amerikani 27-vjeçar udhëhoqi që nga fillimi dhe madje ishte afër për të thyer rekordin botëror. Ai nuk arriti ta thyejë atë, por fitoi medaljen e 16-të duke u bërë mashkulli i parë që mbron një titull olimpik në not dy herë, pasi e kishte fituar atë në Athinë dhe në Pekin.

Phelps e përfundoi garën për kohën 1:54:27, vetëm 0.27 sekonda para bashkëvendësit të tij Lochte. Hungarezi Laszlo Cseh u rendit i treti.

“Dikush më tha se me 25 metra të mbetura, isha në ritëm për të tyre rekordin botëror, andaj është ca shqetësuese të mos e arrij atë. Por të fitoj medaljen e artë dhe të jem i pari që fitoj tre tituj radhazi është diçka shumë e bukur dhe diçka për të cilën jam shumë i lumtur”, ka thënë Phelps.

Category: ,

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...