Lucas lojtar i PSG?

dardanmiftari | Monday, August 06, 2012 | 0 Komente

Gjiganti francez, Paris-Saint Germain, është shumë pranë kompletimit të transferimit të superyllit brazilian, Lucas, pasi besohet se ka arritur marrëveshje me klubin brazilian, Sao Paulo.
Mediat italiane dhe franceze raportojnë se PSG ka arritur marrëveshje me Sao Paulon në vlerë prej 45 milionë eurosh, duke e hedhur poshtë marrëveshjen prej 32 milionë eurosh të arritur disa ditë më parë nga Interi.

Sidoqoftë, asnjë zyrtarizim i kalimit të Lucas te PSG nuk mund të bëhet pa përfunduar Lojërat Olimpike ku mesfushori po luan me kombëtaren braziliane, ndërsa tashmë të gjithë e konsiderojnë atë lojtar të klubit francez.

Ishin pikërisht Lojërat Olimpike ato që ia mohuan Interit zyrtrazimin e kalimit të Lucas dhe kryerjen e testeve mjekësore pas arritjes së marrëveshjes me Sao Paulon dhe tani duket se rastin e ka shfrytëzuar PSG, që e ka mposhtur Interin.

PSG nuk ka mposhtur vetëm Interin, por edhe Unitedin, që thënë realisht nuk ka qenë kurrë favorit dhe tifozët e klubit anglez e gënjyen veten duke menduar se Lucas po kryente testet mjekësore, sigurisht të ndikuara nga tabloidet angleze.

Nga ana tjetër, me Unitedin plotësisht tani jashtë garës, Interi ka një shpresë të vetme. Është takimi që po mbahet në këto çaste në zyret e klubit zikaltër, ai i cili do të vendosë shumë gjëra, nëse Interi do të bindë Sao Paulon të qëndrojë prapa marrëveshjes me një rritje të lehtë deri në 35 milionë euro të çmimit, apo drejtorët e Interit do të shikojnë objektiva tjerë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...