Santos ia ‘palon’ Barcës: Neymar nuk largohet
Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, e ka hedhur poshtë mundësinë që Neymar t’i bashkohet Barcelonës pas Lojërave Olimpike, duke thënë se ai do ta respektojë kontratën deri në fund të skadimit të saj.
Braziliani besohet se do të shkojë te Barcelona pas Botërorit 2014, por zëvëndëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu së fundmi ka pranuar se katalanasit e dëshirojnë atë në ekip menjëherë pas Lojërave Olimpike.
“Neymar është fenomen dhe jam i sigurt se pas paraqitjeve në Lojërat Olimpike, ai do të jetë në top tri lojtarët në botë dhe për këtë arsye ne nuk do ta shesim. Sandro Rosell është një njeri shumë inteligjent dhe ai ka mjaft informacione për të shmangur humbjen e kohës duke biseduar me Neymar për një kalim pas Lojërave Olimpike”.
“Neymar nuk largohet para vitit 2014, është e pamundur të ndodhë kjo”, ka deklaruar Ribeiro.
Category: Futboll
0 Komente