Meireles lojtar i Fenerbahces
Chelsea e ka shitur mesfushorin Raul Meireles te Fenerbahce për një shumë prej tetë milionë funtesh.
Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri më 5 shtator, ashtu që Meireles pati kohë që të largohej nga Stamford Bridge dhe të nënshkruante kontratë katërvjeçare me klubin nga Stambolli.
Portugezi kishte shprehur pakënaqësinë e tij te Blutë që nga koha kur u shkarkua trajneri që e solli atë, Andre Villas-Boas.
Përkundër performancave të mira, 29-vjeçari nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit aktual, Roberto Di Matteo, prandaj vendosi të largohej.
Category:
0 Komente