Messi lëvdon tifozët pas fitores me supergol (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, September 08, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka lëvduar tifozët argjentinas për atmosferën e krijuar në Cordoba në fitoren prej 3-1 ndaj Paraguait, që e bën Argjentinën lidere në grupin kualifikues për Botërorin Brazili 2014.

“Është ndjenjë e bukur. Është fantastike kur tifozët ju japin gjithë këtë dashuri. Njëjtë ka ndodhur në Copa America, në Cordoba dhe Buenos Aires”.

“Ky triumf është shumë me vlerë, tani shkojmë në Peru, që është ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Me rëndësi është që jemi liderë të grupit dhe me rëndësi është që të fitojmë besimin si grup”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...