Prandelli i kënaqur me barazimin

dardanmiftari | Saturday, September 08, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, beson se barazimi 2-2 ndaj Bullgarisë të premtën mbrëma për kualifikimet e Botërorit 2014 nuk është rezultat i keq.

“Një pikë në një udhëtim në Bullgari është e mirë. Ne gjithmonë vuajmë në fillim të kualifikimeve, kështu që duhet të jemi të kënaqur me barazimin”.

“Është pak mëkat pse nuk i morëm tri pikët, për shkak se kemi pasur shumë raste. Kjo do të na kishte dhënë shumë besim, por duhet të përmirësojmë saktësinë në pasime. Ne lejuam Bullgarinë të diktojë lojën dhe që të kalojë mbrojtësit tanë”, ka thënë Prandelli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...