Milaim Rama parashikon barazim

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Milaim Rama, shqiptari i parë i cili luajti në një kampionat të madh, Euro 2004, me fanellën e Zvicrës, shpreson takimi i sotëm në Luzern të përfundojë me barazim.

Kur kanë mbetur edhe pak orë, kur kombëtarja e Zvicrës do të ndeshet me atë të Shqipërisë, në tërë Zvicrën ka filluar një festë e madhe. Nga katër anët e Zvicrës, bashkatdhetarët tanë po shkojnë drejt Luzernit për të përcjellë këtë ndeshje të madhe, dhe ku mendohet se do të pushojnë më shumë se gjysmën e stadiumit.

Dhe derisa tema e këtyre ditëve ka qenë rreth shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zvicerane, nuk mund të harrohet dot mesfushori Milaim Rama, ai i cili ishte i pari shqiptar të luajti në një garë të madhe me fanellën e këtij vendi.

“Kush do të fitojë sonte? Zemra e di për kënd po thotë, por një barazim do të ishte më i miri”, ka thënë Rama në një prononcim të tij para ndeshjes.

“Është vërtet ndeshje e madhe, është ndeshje e rëndësishme për dy kombëtaret. Ne e dimë, se kush është favorit, ajo dihet, por në futboll ndodhin befasi, mjaftojnë pak minuta e të ndryshojë rezultati, prandaj, duhet luajtur deri në fund”.

“Shqipëria është ekip i mirë, që vjen me vullnet të madh, e di se në stadium do të ketë plot tifozë dhe kjo natyrisht është lojtarë i 12-të i tyre. Një duhet ta dimë, se edhe futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës janë me plot emocione, por ky është sport dhe duhet përshëndetur edhe ata”.

“E di, se kur të këndohet himni kombëtar, zemra do t’i dridhet secilit që është shqiptar, por duhet kuptuar, se është sport dhe Zvicra për ne shqiptarët është atdheu ynë i dytë. Na ka ndihmuar shumë dhe ne u jemi mirënjohës përgjithmonë, është mik i madh i popullit tonë. Sonte duhet të fitojë sporti, të fitoj më i miri. I uroj suksese të dy kombëtareve”, ka thënë më tej Rama.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...