Rikthimi i Laportas te Barca, kur të pavarësohet Katalonia

dardanmiftari | Tuesday, September 11, 2012 | 0 Komente

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i gatshëm të kthehet te klubi, por vetëm nëse bëhet pjesë e Katalonisë së pavarur.

50-vjeçari ishte në krye të Blaugranëve gjatë viteve 2003-2010, kur ata fituan katër tituj të La Ligas, dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe një Kupë të Mbretit.

Para dy vitesh vendin e tij e zuri Sandro Rosell, ndërsa ai thotë se do të kthehej në Camp Nou atëherë kur Barcelona të bëhet pjesë e Katalonisë së pavarur.

“Do të doja të jem president i Barcelonës në një Kataloni të pavarur. Këtë tashmë ua kam thënë tifozëve dhe atë e kanë kuptuar”, ka thënë Laporta për Nacio Digital.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...