Mourinho i brengosur për grupin në LK

dardanmiftari | Sunday, September 09, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur i brengosur për grupin e vështirë në Ligën e Kampionëve, duke thënë së kundërshtarët janë të pa parashikueshëm.

“Dallimi mes grupit tonë dhe të tjerëve është se ne nuk mund të lejojmë të bëjmë ndonjë gabim. Më pas të dyja ekipet që kualifikohen për fazën e eliminimit direkt nuk do të shkojnë në të njëjtën gjendje sikurse 14 ekipet tjera”.

“Ne duhet minut pas minuti të luftojmë në fazën grupore, me intensitet maksimal, koncentrim dhe presion. Dhe ne do të kualifikohemi në fazën e dytë, këtë ju garantoj. Klubet tjera në çerekfinale nuk do të kenë kartonë dhe nuk do të jenë të lodhura sikurse ne, por nuk do të jetë lehtë, duhet që t’ia dalim”, është shprehur Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...