"Nuk festojmë në rast të golave"

dardanmiftari | Monday, September 10, 2012 | 0 Komente

Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, ka deklaruar se ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë sikurse çdo ndeshje tjetër për helvetikët, përkundër emocioneve që po e shoqërojnë atë dhe katër shqiptarët tjerë para takimit.

Pos tjerash, Behrami garantoi se nuk ka festime në rast të golave.
“Kur të fitlojë ndeshje, do të jetë një ndeshje normale futbolli. Dhe kjo do të thotë se unë patjetër se dua të fitoj. Këtë e duan edhe Shaqiri dhe Xhaka”.

“Unë mezi e pres takimin dhe dua që patjetër të fitoj. Sidoqoftë, jemi pajtuar me djemt që të mos festojmë në rast se shënojmë gol ndaj Shqipërisë. Këtë do ta përballonin pa problem tifozët e Zvicrës”, është shprehur Behrami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...