Laporta: Guardiolës i pëlqen Italia
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ia ka bërë të ditur ish-homologut Silvio Berlusconi, se ish-trajnerit Pep Guardiola i pëlqen Italia, teksa spekulimet për një kalim të tij te Milani vazhdojnë të rriten.
“Guardiola është dikush që nuk i jep vëmendje spekulimeve. Ai ishte te Barcelona për çështje të punës dhe ai e bëri këtë në qetësi të plotë”.
“Unë e njoh Berlusconin dhe mund ta siguroj se Guardiola është njeri me karizëm të madhe. Guardiola e do Italinë, është pasioni i tij të jetojë atje”.
“Kur udhëtonte me Barcelonën, Pep lexonte vetëm gazetat italiane. A e shoh përsëri në pankinë këtë sezon? Pyesni atë. Guardiola është njeri i madh, që gjithmonë kërkon perfeksionin”, ka thënë Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente