Vilanova kritikon gjyqtarin
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, thotë se ai nuk ishte në gjendje që t’i kuptonte disa endime të gjyqtarit Jose Paradas në fitoren prej 5-4 ndaj Deportivo La Corunas në Riazor.
“Isha i befasuar që Fabregasit iu tërhoq vërejtja pse festoi golin. Ju gazetarët keni më shumë material, foto dhe video për të gjykuar paraqitjen e gjyqtarit”.
“Penaltia theu ritmin tonë. Para saj, ne kemi luajtur shumë mirë. Unë e solla në lojë Xavin pas largimit të Mascheranos, sepse me dhjetë njerëz, kam dashur më shumë kontroll. Ai ishte i freskët dhe kreu detyrën e tij”.
“Valdes? Ai ka dhënë aq shumë për ne vitet e fundit dhe ne nuk mund të dyshojmë tek ai në këtë pikë”, është shprehur Vilanova.
Category: Futboll
0 Komente