Trezeguet në negociata me Palermon

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Ish-ylli i Juventusit, David Trezeguet, i cili aktualisht luan për skuadrën argjentinase River Plate, është në biseda me Palermon për një rikthim në Serie A në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk do ta fsheh faktin se kam pasur kontakte me Pietro Lo Monaco, por për momentin këto janë vetëm diskutime joformale”, ka thënë agjenti Antonio Caliendo.
“Lo Monaco është një mik dhe një person të cilin e respektoj. Ne kemi folur me Palermon dhe ata janë të interesuar për të transferuar David në janar. Nuk ka asgjë konkrete ende, por nuk do ta përjashtoja. Lo Monaco është drejtori i duhur për të negociuar për këtë çështje”.
“Po, David vërtet ka vendosur se dëshiron të rikthehet në luajë në Evropë. E di se tifozët e River mundohen ta mbajnë atë në Argjentinë, por për arsye personali ai dëshiron të jetë më afër Evropës”, ka shtuar agjenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...