Deschamps është penduar për largimin nga Juve

dardanmiftari | Thursday, October 25, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Francës në futboll, Didier Deschamps, thotë se ai është penduar që ishte larguar nga Juventusi.
Deschamps riktheu Juven nga Serie B në Serie A në sezonin pas skandalit Calciopoli, por dha dorëheqje kur kuptoi se klubi nuk e mbështeste atë 100 për qind.
“Kam bërë disa gabime dhe jam i sigurt se do të bëj më shumë në të ardhmen. Shpresoj sa më pak që mundem, por është e pashmangshme kur ju duhet të merrni vendime”.
“Ishte gabim të largohem nga Bianconerët dhe nëse do të mund të kthehesha në kohë atëherë nuk do të largohesha nga Juventusi”.
“A mund të drejtoj ndonjë klub tjetër në Itali? Nuk mendoj për këtë për momentin, por është e mundshme. Pse jo? Kurrë nuk i dihet...”, ka thënë francezi për Sky Sport Italia. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...