United i pamëshirshëm ndaj Stoke
Manchester Unitedi vazhdon t’i qëndrojë pranë Chelseat në garën për titullin e Ligës Premier. Djajtë e Kuq kanë fituar me rezultat 4-2 përballë Stoke Cityt.
Serinë e golave e filloi Wayne Rooney, i cili e gaboi portën (11’) duke ua dhënë avantazhin mysafirëve.
Sulmuesi anglez e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 27-të, ndërsa Robin van Perise u përkujdes që vendasit në shkonin në pushim me avantazh (44’).
Në fillim të pjesës së dytë (46’), Danny Welbeck ngriti më shumë epërsinë e United. Asistimi ishte i Rooneyt.
Mirëpo, Michael Kightly reagoi për të kthyer në lojë skuadrën mysafire (59’).
Wayne Rooney ishte aty për të shuar shpresat e Stoke me golin e tij “të tretë” në ndeshje (65’).
Manchester Unitedi numëron 18 pikë dhe gjendet katër pikë prapa liderit Chelsea.
Category:
0 Komente