Atleti apo atletja akuzohet për dhunim!
Pinki Pramanik, atletja nga India, fituese e medaljes së artë në shtafetën 4x400 metra në Lojërat e Azisë më 2006 është mashkull dhe akuzohet për dhunim. Pramanik për herë të parë është gjetur para akuzës se është mashkull në qershor të këtij viti, kur partnerja e saj e ka akuzuar për mashtrim dhe dhunim, me ç’rast edhe ishte arrestuar.
Mirëpo mungesa e fakteve që e qartëson gjininë e saj ka bërë që ajo të lirohej. Mirëpo testimet që janë bërë ndërkohë në Kolkati kanë verifikuar se Pramanik është mashkull dhe kështu ia ka hapur rrugën policisë që më në fund ta akuzojë për dhunim. Parmanik megjithatë mohon se është mashkull dhe se kjo është komplot ndaj saj.
Category: Atletikë