Benitez nuk u kërkon falje tifozëve të Chelseat
Trajneri i ri i Chelseat, Rafael Benitez, ka refuzuar t’u kërkojë falje tifozëve për komentet që i ka bërë gjatë kohës sa e drejtonte Liverpoolin.
Gjatë kohës sa ishte trajner i Redsave, spanjolli pati deklaruar se asnjëherë nuk do t’i drejtonte Blutë, ndërsa kishte dhënë edhe deklarata negative kundrejt tifozëve të ekipit që tash e drejton.
“Çështja është se nuk mund ta analizojmë atë që kam thënë ose nuk kam thënë... Do t’u tregoj atyre se mund të jap më të mirën”, ka thënë 52-vjeçari kur është pyetur nëse është i gatshëm të kërkojë falje.
Në ndeshjen e parë si trajner i Chelseat, Benitez është pritur me fishkëllima dhe mbishkrime që kërkonin largimin e tij.
Category: Futboll