Lazio me lehtësi mposht Udinen
Udinese ishte kundërshtar i lehtë për Lazion në ndeshjen e fundit të javës së 14-të të Serie A. Biancocelestët kanë fituar me rezultat 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico.
Fillimisht Cristian Ledesma dështoi të shënonte nga penaltia, ndërsa pesë minuta më pas Alvaro Gonzalez kaloi vendasit në epërsi (17’).
Miroslav Klose e dyfishoi epërsinë dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë (31’).
Në gjysmën e dytë u shënua vetëm një gol, ndërsa realizues ishte Hernanes (59’).
Mesfushori shqiptar Lorik Cana u inkuadrua në minutën e 65-të në vend të Cristian Ledesmas, ndërsa në vazhdim u ndëshkua me karton të verdhë (84’).
Lazio mban pozitën e pestë në tabelë me 26 pikë, ndërsa Udinese është e 12-ta me 16 pikë.
Category: Futboll