Marotta: Juventusi dhe Milani kanë raporte të mira
Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka potencuar se nuk ekzistojnë probleme mes Juventusit dhe Milanit, duke i përcjellur vendimet kontroverse të gjyqtarëve që kanë ndodhur në ndeshjet e fundit mes tyre.
“Gjithmonë raportet kanë qenë të mira mes Juventusit dhe Milanit”.
“Ekziston një garë e madhe që ne e bëjmë në fushë dhe secili dëshiron të fitojë, por ne gjithashtu kemi objektiva strategjike të përbashkëta jashtë fushave”, ka thënë Marotta për Sky TG24./
Category: Futboll