Cech: Kemi nevojë për fat

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë disfata 3-0 e Ligës së Kampionëve nga Juventusi është “një zhgënjim i madh”.

Fitorja ndaj Bluve e pozicionon Zonjën e Vjetër në pozitën e dytë me vetëm një pikë prapa tashmë të kualifikuarit Shakhtar Donetsk dhe me një pikë të nevojshme për t’u kualifikuar dhe për të eliminuar Chelsean nga kualifikimi.
“Ne kemi thënë para ndeshjes se e kemi fatin në duart tona, por tashmë jo. Tash duhet të fitojmë në ndeshjen e fundit dhe shpresoj fati të ketë i këndshëm me ne”.

“Të jemi real, Juventusi luajti vërtet mirë dhe ata kanë nevojë për një pikë. Shakhtar tashmë është kualifikuar, andaj ata nuk kanë nevojë për të nxjerrë rezultat”.

“Është një moment i dëshpëruar pasi sezonin e kaluar Liga e Kampionëve ishte si ëndërr. Nuk do të thosha se kjo është ëndërr e keqe, por një zhgënjim i madh”, ka thënë Cech. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!