Ribery: Barazimi nuk është rezultat i keq

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, thotë se barazimi 1-1 te Valencia nuk duhet të shihet si dështim, edhe pse ata gjithmonë kërkojnë tre pikë në çdo ndeshje.

Skuadra spanjolle luajti me 10 lojtarë për pothuajse një orë pas përjashtimit të Antonio Barragan me karton të kuq, por bavarezët nxorën vetëm një pikë nga takimi për t’u kualifikuar në fazën eliminatore por për ta lënë të hapur garën për pozitën e parë në grup.

“Mendoj se ne e vendosën vetën në vështirësi. Filloi të shkojë mirë për ne por lojtarët e Valencias luajtën shumë mirë, edhe me 10 lojtarë”.

“Por nuk është katastrofë. Ne fituam një pikë të mirë dhe ky ishte synimi jonë. Tash ne do të përpiqemi të përfundojmë të parët. Por te Bayern, është natyrale që kur ju nuk fitoni, mbeteni pak të zhgënjyer”, ka thënë Ribery. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!