Chelsea dhe City mund të paguajnë 62 milionë euro për Cavanin

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Londër, 15 nëntor – Super agjenti italian, Mino Raiola pohon se ekzistojnë së paku dy klube evropiane që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e blerjes së yllit të Napolit, Edinson Cavanit.

Cavani është duke u kërkuar nga Manchester City dhe Chelsea, në mesin e shumë klubeve të mëdha që po kërkojnë shërbimet e uruguaianit.

Raiola siç raporton “Tuttosport” ka thënë se "ka ekipe që do të paguanin 62 milionë euro për një sulmues si ‘El Matador’, ndërsa vlera e një lojtari përcaktohet nga ata që dëshirojnë ta blejnë atë dhe jo nga ata që e kanë në pronësi futbollistin. Janë dy klube angleze që i kanë paratë për Cavanin. Ndërsa unë a do të jem agjent i ri Cavanit? Këto thashetheme janë të rreme, pasi që unë kurrë nuk kam biseduar me Cavanin".

Cavani, deri më tani për pesë seozne në Serie A ka shënuar 91 gola në 189 ndeshje. Para se të transferohet në klubin napolitan, reprezentuesi uruguain ka luajtur edhe për Palermon dhe Danubion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!