Shnejder, Anzhi nuk heq dorë nga holandezi

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Përgatiti: DENIS HAKANI
Interi është gati të marrë në konsideratë ofertat për holandezin, por menaxheri i tij mohon: “Nuk kërkon të largohet”. Në rast të kundërt, Uillian është zëvëendësi i mundshëm
Operacioni i merkatos që ka dështuar këtë verë mund të realizohet mbas shtatë muajsh: për Uezli Shnejder është akoma i fortë interesimi i Anzhit.Mesfushori holandez pëlqehet shumë nga trajneri Gus Hidink dhe për Interin nuk është më i pashitshëm, përkundrazi.
Zikaltrit janë gati të vlerësojnë një ofertë të mundshme nga Dagestani: tani vlera e lojtarit shkon nga 15 në 20 milionë euro. Në planet e ardhshme të Interit është Uillian i Shakhtjorit. Braziliani i klubit të Donjetskut kushton 35 milionë euro. Këtë e ka theksuar edhe trajneri Luçesku:
“Nëse Morati e do duhet të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës prej 35 milionë eurosh”. Kështu, në këtë pikë shitja e Shnejderit do të ishte e pashmangshme. Uezli ëndëron gjithmonë Mançester Junajtid, por Ferguson duket se ka ndryshuar mendim. Për këtë arsye Anzhi duket si zgjidhja më e mundshme edhe për shkak të Samuel Etosë, pa harruar se holandezit do t’i ofrohet sigurisht një rrogë shumë e lartë.
Atë që zikaltrit nuk mund t’ia garantojnë më duke parë se i kanë ofruar një rinovim me rrogë të përgjysmuar. Por, për të larguar këto zëra rreth lojtarit ka menduar menaxheri i tij Soren Lerbi: “Uezli nuk ka ndërmend të shkojë në Rusi, tek Anzhi, janë fjalë të pavërteta.
Nuk e di se nga ka dalë kjo histori, ndoshta duhet të pyesim Hidink dhe Anzhin. Por, skuadra e Shnejder është Interit ku ndihet shumë mirë në çdo aspekt. Dhe sinqerisht, është hera e parë që dëgjoj të flitet për këtë mundësi…”. Gjithçka ka lindur në “tëitter”: “Buashkëshorti im nuk mund të shkruaj më”, ka qenë mesazhi i Jolantes, gruaja e Shnejder.
Për holandezin, ka mbaruar koha e mesazheve në internet. Interi, në fakt, ka një kod të sjelljes për sa i takon përdorimit të “tëitter”, një kod që nuk është respektuar nga Shnejder. Ky fakt ka shkaktuar reagimin e Jolantes që, natyrisht nëpërmjet “tëitter”-it, ka drejtuar gishtin kundër klubit zikaltër: “E kuptoj se nuk mund të shkruajë për jetën e tij private. Por, kanë thënë se nuk mund t’i japë mbështetjen as skuadrës së tij! Kjo është e çuditshme, të paktën kështu mendoj unë”.

20 milionë euro është vlera e Uezli Shnejderit dhe që sipas shtypit rus, Anzhi nuk do ta kishte problem ta blinte me këtë shifër, duke i siguruar edhe një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon

35 milionë euro është klauzola e prishjes së kontratës së brazilianit Uillian me Shakhtjor Donjeckun, futbollist i pëlqyer nga Interit që mund të zëvendësojë Shnejderin

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!