Cristiano Ronaldo është gati

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Pas dëmtimit që mori në sy, pas përplasjes në ndeshjen kundër LevantesCristianoRonaldo rikthehet në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho. Ylli portugez, i cili qëndroi disa ditë pushim për shkak të problemeve me shikimin, do të kthehet në fushë në ndeshjen e rradhës në La Liga, atë kundër Athletic Bilbao.

Dëmtimi kundër Levantes bëri që Cristiano Ronaldo të humbte ndeshjen miqësore të Portugalisë kundër Gabon, por mesa duket tashmë është në rregull dhe Real Madrid mund të bazohet sërish tek ylli luzitan. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!