Di Matteo: Më pëlqen Falcao
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka pranuar se ai është tejet i interesuar në sulmuesin e Atletico Madridit, Radamel Falcao, përderisa shtoi se në janar do të ketë përforcime të reja te klubi londinez.
Ishte spekuluar se Chelsea ka biseduar me Atleticon dhe i ka ofruar 60 milionë euro për sulmuesin e jashtëzakonshëm, ndërsa admirimin e tij për kolumbianin nuk e fsheh Di Matteo.
“Pyesni secilin menaxher, të gjithë do të kishin dashur ta kenë në ekip. Ai është një prej sulmuesve më të mirë, ndoshta më i miri në Europë dhe botë. Përqindja e tij e golave është mjaft impresive, por jo vetëm këtë sezon, po flas për tri sezonet e kaluara kur ai ishte edhe te Porto”, ka theksuar Di Matteo.
Category: Futboll