Guardiola nuk do të jetë trajner i Brazilit
Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Jose Marin, e ka hedhur poshtë mundësinë e angazhimit të Pep Guardiolas në postin e trajnerit të Brazilit.
Selecao shkarkoi përzgjedhësin Mano Menezes, ndërsa emri i ish-trajnerit të Barcelonës u përmend si zëvendësim i mundshëm.
“E kam të vështirë të them se trajneri i ardhshëm i Brazilit do të jetë i huaj. Kam respektin më të madh për Guardiolan, por Brazili i ka fituar të pesë Kupat e Botës me trajnerë brazilianë”, ka thënë Marin për Terra.
Kjo deklaratë shton gjasat që Luiz Felipe Scolari ta marrë drejtimin e përfaqësueses braziliane.
Category: Futboll