Interi s’e shfrytëzon rastin

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Parma ka realizuar fitore prej 1-0 kundër Interit në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Stadio Ennio Tardini.
Nerazzurët nuk e shfrytëzuan rastin pas humbjes së Juventusit që t’i afroheshin në krye të tabelës.

Në pjesën e parë rrjetat heshtën. Të dyja skuadrat patën disa raste. Guarin ishte më pranë golit për mysafirët, ndërkohë që një krosim të devijuar të Marchionnit e mbrojti Handanovic.
Edhe në gjysmën e dytë të dyja skuadrat luanin për rezultat pozitiv, ndërsa me afrimin e fundit, zikaltrit filluan ta shtojnë presionin

Megjithatë, ishin nikoqirët ata që realizuan. Nicola Sansone pranoi një top nga Amauri, kaloi me lehtësi Guarinin dhe mposhti Handanovicin (75’).

Kjo fitore e ngre Parmën në pozitën e shtatë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara pas 14 javësh.
Ndërkohë, Interi mbetet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Fiorentinan që gjendet një vend më lartë, ndërsa diferenca me liderin Juventus vazhdon të jetë katër pikë.
 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!