Inter, marrëveshja me kinezët drejt dështimit

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Më datë 1 gusht, Interi zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me grupin kinez "China Railway", një kompani e specializuar në ndërtimin e veprave madhore si gradaçela e ura, e cila gjithashtu do të merrte në dorë projektin dhe ndërtimin e stadiumit të ri të klubit zikaltër, me afat kohor deri në vitin 2017. Për më tepër, futja në klub si aksionare me 15 për qind të kuotave do të sillte në arkat e tij diçka te 55 milionë euro, para këto që mund të përdoreshin për shlyerjen e borxheve ose përforcimin në merkato. 

Mirëpo, mesa duket, tratativa mes dy palëve duket të jetë ende larg, siç konfirmon agjencia "Radiocor". Problem për këtë janë bërë çështjet burokratike në Itali, ku nevojiten pesë firma nga pesë dikastere të ndryshme, dhe sikur njëra prej tyre të mos e aprovojë tratativën, atëherë dështimi do të jetë thjesht një formalitet. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!