Supergoli i Ibrës mahnit Gerrard (VIDEO)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Zlatan Ibrahimovic "shkatërroi" Anglinë në miqësoren e ditës së djeshme me katërgolëshin e tij (4-2), njëri prej të cilëve mund të jetë goli më i bukur i parë ndonjëherë në fushat e futbollit. 

Sulmuesi shtatlartë shënoi me roveshatë nga një distancë prej 32 metrash, pasi portieri Hart kishte dalë nga porta.

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, tha pas takimit: "Është goli më i bukur që kam parë ndonjëherë. Nuk kam çfarë të shtoj për atë që pashë sot. Një roveshatë nga 32 metra me topin 2 metra lart nuk bëhet nga kushdo. Është një veprim i jashtëzakonshëm nga një futbollist i jashtëzakonshëm", shtoi mesfushori i Liverpool. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!