Interi e ka kërkuar Verattin

Edw | Saturday, November 17, 2012 |

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka pranuar se klubi italian e ka kërkuar mesfushorin e PSG-së, Marco Veratti, gjatë afatit kalimtar veror.

20 vjeçari, i cili po shkëlqen për gjigantin francez pas kalimit nga Pescara në korrik, ka munguar në vetëm një ndeshje të kampionatit francez këtë sezon dhe lëvdatat për të i ka rezervuar koka e transferimeve te Interi.
“Kur e kemi pasur rastin për ta transferuar në korrik, ne investuam tashmë në një lojtar që do të jetë e ardhmja e Interit, e blemë Guarinin”.

“Mendoj se te Veratti, kemi mundur të fitojmë me kalimin e kohës, por kur vijnë klube si PSG përpara, nuk mund të bëni shumë. A na i ka marrë PSG të gjitha transferet që ne kemi menduar t’i bëjmë? Kjo është diçka për të cilën duhet të pyes Leonardon. Natyrisht, po bëj shaka, ai po bën punë shumë të mirë”, është shprehur Ausilio. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!