LA Lakers leksion për Phoenix Suns
Edhe pse D’Antoni nuk ishte në stol për shkak se po rikuperohet nga një operim në gju, lojtarët e tij ndërruan totalisht qasjen e lojës për dallim nga një javë më parë me trajnerin e kaluar.
Në ndeshjen ku Lakers shënuan më së shumti pikë këtë sezon kontriboi Kobe Bryant me 31 pikë, ndërsa shumë të mirë ishin edhe Dwight Howard (18 pikë, 4 kërcime) dhe spanjolli Pau Gasol me double-double prej 16 pikëve dhe 10 kërcimeve.
Më i miri te Suns ishte Goran Dragic me 22 pikë, i pasuar nga Luis Scola me 18 pikë.
Ishte kjo ndeshja e parë për trajnerin e ri të Lakers, Mike D’Antoni, i cili u emërua në pozitën e trajnerit të klubit basketbollistik më të famshëm amerikan pas shkarkimit të Mike Brown.
Category: Basketboll