Ronaldo: Më mungon Ferguson

Edw | Saturday, November 17, 2012 |

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka prauar se atij i mungon shumë bosi i Manchster United, Sir Alex Ferguson, duke e përshkruar 70 vjeçarin si babain e tij në futboll.

27 vjeçari, i cili tani luan nën urdhërat e Jose Mourinhos në Santiago Bernabeu, kaloi nga Old Trafford në Spanjë për një shumë prej 94 milionë eurosh dhe që nga ajo kohë ai ka thyer rekorde dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.
Dhe, përkundër faktit se ka fituar La Ligan dhe ka shënuar 46 gola në 38 paraqitje, portugezi ka zbuluar se ai shpeshherë mendon për ish-menaxherin e tij edhe tri vjet pas largimit nga United.

“Ferguson është njeri fantastik. Një njeri mjaft human. Ai më ka mësuar shumë gjëra. Siç kam thënë më parë, ai është sikurse babai im në futboll. Ai më mungon vërtet shumë, ashtu sikurse marrëdhënia me të në bazë ditore”, tha Ronaldo për The Sun.
Skocezi do të bëhet 71 vjeçar së shpejti dhe Ronaldo bezon se përkundër moshës, ai është më i motivuar se kurrë.
“Ai është shumë ‘rëndë’. Ai nuk mund të jetë i tillë, pasi sa vjet i ka, 70? Nuk është mirë për zemrën e tij. Ai është ende i fortë, më kujtohet kur e kam parë për herë të parë, ai ende e ka fuqinë e njëjtë”, përfundoi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!