Low: Dua fitore ndaj Holandës

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, pranon se skuadra e tij është e paepur të fitojë me qëllim që të krijojë një ndjenjë pozitiviteti rreth ekipit kombëtar.
“Ne duam ta përfundojmë vitin me një shenjë të mirë, me fitore. Ne do të luftojmë për fitore për fansat tanë me një paraqitje të mirë, dhe shpresoj se do ta arrijmë këtë rezultat”, ka thënë Low.
Gjermania do të jetë pa katërshen e Bayernit, Toni Kroos, Bastian Schweinsteiger, Mario Gomez dhe Jerome Boateng, si edhe pa mesfushorin e Madridit, Mesut Ozil.
Të Portokalltët në anën tjetër do të jenë pa Wesley Sneijder dhe Robin van Persie, që mungojnë për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...