Not: Kosova me 15 medalje në Shqipëri

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Kosovës në not ka fituar 15 medalje në garën ndërkombëtare “100 vjet Pavarësi” të zhvilluar në Tiranë.
Në këtë aktivitet, të organizuar nga Akademia Stella dhe Federata Shqiptare e Notit, morën pjesë rreth 250 garues të dy grupmoshave të rinj deri në 14 vjet dhe të rritur mbi 14 vjet.
Notarët e Kosovës rrëmbyen katër medalje të arta, katër të argjendta dhe një të bronztë në kategorinë absolute si dhe tri të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë në kategorinë nën 14 vjeç.
Kategoria absoluteRita Zeqiri
50m Shpinë, e artë, koha 00.33.35 (rek. i ri i Kosovës)
100m Shpinë, e artë, koha 01.13.07 (rek. i ri i Kosovës)
200m Krol, e argjendtë, koha 02.26.16 (rek. i ri i Kosovës)
Fatlum Halimi
50m Shpinë, e artë, koha 00.32.94
100m Shpinë, e argjendtë, koha 01.18.35
Flaka Pruthi
100m Krol, e artë, koha 01.07.77
50m Krol, e argjendtë, koha 00.30.82
50m Shpinë, e bronztë, koha 00.37.00
Vlera Llalloshi
100m Krol, e argjendtë, koha 01.08.66
Kategoria nën 14 vjeçFlaka Pruthi
100m Krol, e artë, koha 01.07.77 (rek. i ri i Kosovës)
50m Krol, e artë, koha 00.30.82 (rek. i ri i Kosovës)
50m Shpinë, e artë, koha 00.37.00
Melisa Zhdrella
50m Bretkosë, e argjendtë, koha 39.50 (rek. i ri i Kosovës)
100m Bretkosë, e argjendtë, koha 01.29.40 (rek. i ri i Kosovës)
50m Krol, e bronztë, koha 34.29./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...