SHBA, Formula 1 rikthehet pas 5 vjetësh

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Pas pesë vitesh mungesë, Formula 1 kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Çmimin e Madh të Texas që do të zhvillohet këtë fundjavë. Pas inagurimit të disa javëve më parë, cirkuiti i "Austin" i cili ka kushtuar 400 milionë dollarë pret një nga garat më vendimtare të këtij sezoni të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit. 

Gjithçka është gati sipas organizatorëve që projektojnë një garë spektakolare, për vetë mënyrën se si është projektuar pista e Texas. Dy pjesë të drejta të cirkuitit u lejojnë pilotëve të nxjerrin maksimumin nga makinat e tyre. 

Gara e parë në pistën e Austin mund të jetë më e rëndësishmja e këtij sezoni, pasi në rast fitoreje të Sebastin Vettel dhe një pozicioni jo të mirë të Fernando Alonsos, atëherë gjermani i skuderisë Red Bull do të mbyllte betejën për titullin kampion, duke marrë trofeun e tretë radhazi. 

"Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të zbres në pistë. Sigurisht do të jetë pak e vështirë për të gjithë të ambjentohemi me pistën e re, por në pamje të parë ky circuit më duket me të vërtetë shumë i mirë", është shprehur Vettel.

Por deri në fund të garës ka kohë, ndërsa i sigurt është fakti që Alonso nuk do të dorëzohet lehtësisht, çka pritet ta bëjë akoma më spektakolare këtë pistë. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!