11-shja më e mirë shqiptare e vitit !

Unknown | Wednesday, December 19, 2012 |

Mbrojtja, e cila është pika më e dobët e kombëtares sonë, jo më kot e kemi ndërtuar me tre futbollistë pasi elementët që kemi zgjedhur për mesfushën janë të aftë të mbulojnë edhe fazën mbrojtëse.

Reparti i mesit të fushës përbëhet me 4 futbollistët, të cilët luajnë të gjithë për Kombëtaren e Zvicrës por që nuk e mohojnë që janë shqiptarë dhe që luajnë me ekipe me emër në Europë.

Sulmin ua kemi besuar tre futbollistëve në moshë të re, të cilët kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira me ekipet e tyre si në kampionate ashtu edhe në Kupat e Europës, madje edhe duke shënuar supergola.

Sigurisht që edhe shumë emra të tjerë mund të ishin pjesë e këtij formacioni ndaj dhe i mirëpresim sygjerimet tuaja…/albeu.com/

Portjer: Etrit Berisha

Mbrojtes: Andi Lila, Mërgim Mavraj, Lorik Cana

Mesfushore: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami

Sulmues: Elis Bakaj, Bekim Bala, Admir Mehmedi

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!