Rosell sqaron situatën te Barcelona

Unknown | Thursday, December 20, 2012 |


Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka dal në konferencë për media së bashku me drejtorin Andoni Zubizarreta për të sqaruar situatën e krijuar pas sëmundjes së Tito Vilanoës.
Dy drejtuesit e Barcelonës konfirmuar mbështetjën e tyre për Vilanovën në këto momente të vështira duke përjashtuar aktualisht opsionin që Barcelona të gjej një trajner tjetër tani.
"E rëndësishme për ne është vetëm shërimi sa më parë i Vilanovës. Jemi pranë tij, familjes së tij, duke menduar vetëm shërimin e tij, asgjë tjetër tani. Në ndeshjen e radhës trajner i skuadrës do të jetë Jordi Roura. Vilanova do të operohet nesër në mëngjes, ndërsa më pas do të bisedojmë me të dhe mjekët e skuadrës për të ditur kohën kur rikthehet ai. Ne besojmë se ai do të triumfoj përsëri, siq ka triumfuar 1 vit më parë. Nuk është e vërtetë që ne kemi kontaktuar Guardiolën, apo asnjë emër tjetër. Ne besojmë në rikthimin e Vilanovës, andaj nuk ka vend për spekulime" deklaruan Rosell dhe Zubizarreta./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!