“Ballistët” festuan 20 vjetorin (Video)

Lina's | Sunday, December 23, 2012 |


‘20 vite frymëzim, 20 vite kulturë, 20 vite familje’, ishte motoja me të cilën grupi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës, ‘Ballistët’, shënuan jubileun e 20 vjetorit të themelimit të tyre si shoqatë.

Pas të premten kishin akademinë solemne, tani ‘Ballsitët’ sollën performansë të shkëlqyeshme në tribunat e palestrës sportive të Gjimnazit të Tetovës, ku pikërisht nga tifozeria ‘kuqezi’ u organizua një ndeshje reviale ndërmjet KF Shkëndija dhe Reprezentacioni i Iliridës, në të cilën performuan numër numër i madh ish-futbollistëve të Shkëndijës, legjenda të kësaj skuadre që kanë lënë shenjë të pashlyeshme në historinë e ekipit tetovar.

Deri sa në teren mundëm të shohim mjeshtëritë e ish-futbollistëve ‘kuqezi’, në tribuna jehonte zëri i ‘Ballistëve’, që performuan shkëlqyeshëm në jubileun e 20 vjetorit të themelimit të tyre, transmeton alsatM.

“Me rastin e 20 vjetorit ne vendosëm që të organizojmë një ndeshje reviale ku morën pjesë gjithë veteranët e Shkëndijës që kanë luajtur prej vitit 1992 e këndej. Besojmë se ishte një organizim i mirë.

Pos kësaj ndeshje ne kishim edhe akademinë solemne të cilën e mbajtëm në Pallatin e Kulturës dhe ne besojmë se kemi dalë kryelatë me gjithë këtë organizim", deklaroi kryetari i ‘Ballistëve Shkëlzen Meta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!