Jennifer Lopez nga muzika, në fushën e lojës

Lina's | Sunday, December 23, 2012 |


E veshur me kostum sportiv të kuq, ashtu sikurse edhe i dashuri i saj kanë realizuar fotografi me lojtarët e dy skuadrave në Puerto Rico.

Jennifer Lopez e pozicionuar përkrah Casper Smart, me bluzë të kuqe sportive, pantallona të bardha të shkurtra, syze dielli pozonte pranë lojtarëve të dy skuadrave të futbollit, pas përfundimit të një ndeshje bamirësie.
Në fakt qëndrimi në këtë pozicion për realizimin e këtyre fotografive ka qenë paksa i sikletshëm për këngëtaren.
Jennifer ishte e vetmja femër mes grupit të lojtarëve, ku disa prej tyre mbanin veshur bluzë të zezë, ndërsa të tjerët bluzë të kuqe.

Ndërkohë që pak ditë më parë, së bashku me ish bashkëshortin e saj Marc Anthony, ajo ka kënduar duetin “Do not love me” në një koncert në Puerto Rico.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!