Fjalët nuk mjaftojnë: Shikojeni shoun impresiv të Falcaos (video)

Unknown | Wednesday, December 19, 2012 |


Njëri nga futbollistët më te mirë të të gjitha kohërave në futsall, Falcao, ka dhuruar shou të vërtetë në ndeshje ekzebcionale ndermjet Atletico Mineiras, skuadër e shpërberë tashmë, dhe Estrelias.

Alesandro Rosa Viera, i njohur si Falcao, ka mbrojtur ngjyrat e Atletico Mineiras në vitin e largët 1999.
Ai në fitoren e thellë prej 14:5 gjatë gjithë kohës i ka lënë pa frymë shikuesit në tribuna, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ka shënuar gol që vështirë përshkruhet me fjalë, ndërsa shtrohet pyetja se a do të mund të shihet më në futsall një gol i tillë, edhe pse ishte ndeshje miqësore.

“Jam shumë i lumtur. Babai me ka vdekur në vitin 2004, ndërsa e kujtoj se si këtu në vitin 1999 shikonte ndeshjet e ligës nacionale. E kujtoj se sa ishte i lumtur kur unë fitoja titujt botëror, ndërsa 25 mijë shikues brohorisnin emrin tim”, ka thënë Falcao pas ndeshjes. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!