Shkrteli bënë edhe tatuazhe, dhe atë një punëtori të Liverpoolit (video)

Unknown | Wednesday, December 19, 2012 |


Mbrojtësi i Liverpoolit, Martin Shkrtel ka marrë rolin e artistit të tatuazheve në një aksion humanitar për mbledhjen e parave për tifozët e vrarë të “Redsave” në stadiumin Hillsborough dhe kërkesën e tyre për drejtësi.

Ngjarjen e ka organizuar artisti i tatuazheve, Will Holmes në një studio në Liverpul. Në aksionin simbolit kanë marrë pjesë 96 tifozë të Liverpoolit, ndërsa njëra nga ata ishte më i guximshmi duke i ‘rënë në dorë’ mbrojtësit sllovak, Martin Shkrtelit, që për herë të parë në jetë të realizoj një tatuazh.

Pikërisht me trimi doli 28 vjecari i punësuar në Liverpool, Barry Nicholls, i cili tha:
“Martini ka pranuar të vije dhe të na jap mbështetjen e tij, me çka ne ishim shumë të lumtur. Mendova se ai edhe më herët ka bërë tatuazhe. Kur e kuptova që nuk ishte kështu, përpak ta ndez alarmin”.

“Duart me dridheshin. Kjo ishte hera e parë që bëjë tatuazh, por njëkohësisht edhe hera e fundit”, ka thënë Shkrtel. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!