FIFA: Kosovarët nuk kanë dhuruar 17 milionë euro

Unknown | Thursday, January 10, 2013 |


Lidhur me vendimin e fundit më 14 dhjetor në Tokio për perspektivën e futbollit kosovarë në kuadër të FIFA-s zyrtarët nga kjo organizatë  ndërkombëtare e futbollit kanë rikonfirmuar sot se “Komiteti Ekzekutiv FIFA ra dakord gjatë takimit të tij të 21 Maj 2012 për të lejuar shoqatat anëtare të FIFA për të mundësuar  ndeshje ndërkombëtare miqësore me ekipet e futbollit kosovarë, i cili end nuk është anëtare e FIFA-s. Ky vendim është bërë në bazë të nenit 79 të statutit të FIFA-s, i cili parashikon mundësinë që anëtarët e FIFA-s auoetizhen të kenë ndeshje me FFK-në..”

Krerët e futbollit kosovar sikur Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së ashtu edhe drejtuesi i KF “Prishtina” Remzi Ejup shin të angazhuar përmes kontakteve dhe letrave me Sepp Blatter, president i FIFA-s për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Lidhur me ketë zyrtarët e FIFA-s në vazhdim kanë pohuar se “në bazë të dy statuteve aktuale dhe draftit të FIFA-s, përderisa FFK nuk është anëtare e UEFA-s, nuk mund të jetë një anëtar i FIFA-s. Çka vendimi i fundit në Tokio, thjesht kishte për qëllim për të mbështetur zhvillimin dhe hapjen e perspektivave të  sportit kosovarë.”, kanë thënë ata, transmeton “Presheva jonë”.

Dhe në përputhje me këto principe dhe rregullave të FIFA-s sipas zyrtarëve të kësaj organizate botërore të futbollit “duke pasur parasysh se FFK nuk është ende  anëtare e FIFA-s, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur në 14 dhjetor 2012 për zbatimin e këtij vendimi për amator, të rinjve, femrave dhe klubeve të futbollit me modalitetet e mëposhtme: që ndeshjet nuk duhet të luhet me simbolet kombëtare, si me flamuj apo himne…”

Kurse pyetjes së fundit se si i komenton shkrimet e disa medieve në Serbi ku akuzohet FIFA gjoja “FIFA ka ¨marrë nga kosovarët 17 milionë euro për t’u mundësuar FFK-në  për ndeshje miqësore ndërkombëtare”, zyrtarët e FIFA-s i kanë quajtur këto shkrime spekulative, kanë pohuar se “FIFA nuk merret me thashethemet këtyre medieve…” (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!