I sakatojnë gjyqtarët në Kili: Fluturojnë dhëmbet dhe goditjet kung-fu (video)

Unknown | Wednesday, January 09, 2013 |


Skena të dhunshme janë parë në futbollin kilian, në finalen e ligës amatore në Melipil, ku ndeshja ndërmjet Bakvedanas dhe Pabla Lizames është ndërprerë para kohë për shkak të rrahjes së gjyqtarit.

Disa herë ishte ndërprerë ndeshje, më së shpeshti për shkak të hyrjes në fushë të tifozëve dhe përleshjes së tyre.
Pas përfundimit të parakohshëm të ndeshjes, atëherë filluan problemet.

Derisa tifozët e klubit Pablo Lizama maltretonin gjyqtarin anësor, futbollisti me numrin shtatë me goditje kung-fu godet në kokë gjyqtarin, e me pas në të lëshohen të gjitha futbollistët dhe tifozët.

Gjyqtari rrahur, për fat të mirë, disi i ka shpëtuar këtij tmerri, kurse lëndime të rënda mori edhe ndihmësi i tij, të cilit iu thyen disa dhemb. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!